Alternativa i thotë “jo” VMRO-së dhe jep propozimet e veta: Maqedonia e Veriut “shtet i kombit maqedonas, kombit shqiptar dhe bashkësive etnike”

0

Partia Alternativa ka reaguar ndaj propozimit të VMRO-DPMNE-së, që me ndryshimin e kushtetutës të ndryshoj edhe preambula, ku do të qëndronte se shteti i Maqedonisë është shtet i maqedonasve dhe pakicave tjera kombëtare.

Sipas Alternativës, ky propozim është i papranueshëm, ndërsa kanë shtuar se ata si parti, që moti kanë propozuar që t’i bëhet ridefinim i preambulës së kushtetutës.
“Duke parë se Maqedonia e Veriut ka një shumicë më të madhe (maqedonasit etnikë – 54%), një shumicë të dytë (shqiptarët – 30%) dhe një grup të minoriteteve (6-7%), propozimi ynë ka qenë që Maqedonia e Veriut të definohet si “shtet i kombit maqedonas, kombit shqiptar dhe bashkësive etnike”.

Për të qenë kreativë në këtë temë, AlternAtivA e ka edhe propozimin tjetër, që Maqedonia e Veriut të definohet në preambulë si “shtet i qytetarëve të saj”, duke i hequr të gjitha atributet etnike nga ndërtimi i shtetit. Se cilin model mund ta pranojmë si shtet, kjo duhet të jetë pjesë e debatit dhe konsensusit politik”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Për Alternativën kjo është temë që nuk duhet të përdoret për qëllime elektorale, ndërsa kanë shtuar se mbeten të gatshëm dhe të hapur të diskutojnë me argumente dhe pa paragjykime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *