“Rumeli Vakfi’ shtron iftar, pjesë edhe Hysni Ismaili i Alternativës bashkë me Mustafa Shentop

Me kënaqësi mora pjesë në iftarin e organizuar nga shoqata “Rumeli Vakfi” në Stamboll. I pranishëm ishte gjithashtu edhe Presidenti i Kuvendit të Republikës të Turqisë Prof. Dr. Mustafa Shentop.
Takimi kishte qëllim forcimin e lidhjeve dhe promovimin e bashkëpunimit midis kombeve, duke potencuar vlerat dhe traditat e përbashkëta që na bashkojnë. Si nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e njoh rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit në rajon për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.
Jam mirënjohës për mundësinë për t’u angazhuar me kryetarin Prof. Dr. Mustafa Shentop, për forcimin e lidhjeve midis kombeve tona. Ngjarja kujtoi lidhjet e qëndrueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit që ekzistojnë midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.