E përditshmja britanike, “The Sun”, i ka kushtuar një artikull Aleksander Vishajt, të cilin e konsiderojnë si “hajduti shqiptar” e “mbreti i TikTokut” që po sfidon shtetin e Britanisë së Madhe.
Vishaj, 33 vjeç, u depërtua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kr iminale në Gjermani.
Ai kreu tre muaj bu rg në Gjermani përpara se të kthehej në Shqipëri. Ai e kishte të ndaluar hyrjen në Britani për shkak të dosjes së tij penale. Por është kthyer në mënyrë ilegale.
Vishaj tani është më i guximshëm se kurrë duke e quajtur veten si “mbreti i TikTokut” në rrjetin social ku ai mburret se jeton një jetë tejet luksoze.
33-vjeçari pretendon se ka hequr dorë nga kr imi dhe këmbëngul se financon stilin e jetës së tij si një lojtar profesionist pokeri.
Dhe ai ka shfaqur pasurinë me rrobat e stilistëve sportivë, teksa së fundmi ka treguar një Lamborghini Gallardo Spyder të regjistruar në Britani të Madhe, që kushton hiç më pak se 70 mijë funte.
Sipas “The Sun”, kjo veturë nuk është e tatueshme ose e siguruar për t’u vozitur në rrugën e Britanisë së Madhe.
Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër, i vendosur në një rrugë ku jetojnë të pasurit, duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë në një lojë pokeri online.
Ai e humbi lojën kundër një arabi. Vëllai i tij, Doriani, ka thënë në rrjetet sociale se ishte aq i sigurt në aftësitë e kumarit të vëllait të tij, saqë do të digjte drejtpërdrejtë Mercedesin e tij prej 54 mijë funtesh nëse Vishaj humbiste.
Doriani e mbajti fjalën dhe postoi pamje të drejtpërdrejta duke djegur veturën në një video të TikTokut me ekran të ndarë.
Rituali i çuditshëm – i inskenuar në qytetin e tyre të lindjes, në Kukës të Shqipërisë veriore – ishte një shembull i Dorianit duke bërë një premtim tradicional të “besës”, duke treguar se ai mban premtimet dhe është një njeri i nderit.
Burimi i të ardhurave të Dorianit është i panjohur, por nuk kishte asnjë sugjerim se ishte i përfshirë në kr im.
Profili i lartë i “hajdutëve të ngjashëm mashtrues” në TikTok po nxit vërshim emigrantësh nga Shqipëria në Britani – pasi trafikantët e njerëzve reklamojnë hapur tregtinë në rrjetet sociale.
Vishaj mendohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Britaninë e Madhe me avion ose traget pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së.
Dhe ai është në mesin e “shumë kr iminelëve” të tjerë që sfidojnë dështimet nga Home Office për të dëbuar të padëshiruarit – dhe për t’i ndaluar ata të kthehen pasi të depërtohen.
Zyra e Brendshme në Britani ka thënë se kishte depërtuar me sukses 1.400 kr iminelë shqiptarë që nga viti 2021.
Bandat shqiptare “kanë ardhur në pushtet” në Britaninë e Madhe gjatë dy dekadave të fundit, duke marrë kontrollin e tregut të ko kainës në vend.
Modeli i tyre i biznesit bazohet në të qenit të lirë e të shpejtë. Bandat kërkojnë të fitojnë para dhe të shmangin konfliktin kur është e mundur.
Një nga bandat më famëkeqe që është ngritur në Britani është “The Hellbanianz” në Londrën lindore.
Anëtarët e bandës shpesh postojnë video në rrjetet sociale duke treguar paratë, bizhuteritë dhe automjetet e shtrenjta.