Banorët e Maqedonisë dhe bullgarët me jetëgjatë...

Banorët e Maqedonisë dhe bullgarët me jetëgjatësinë më të shkurtër në Evropë

Autori

Autori

Portali Tetova

April 11, 2023, 11:04

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe qytetarët e Bullgarisë kanë jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon dhe janë gjithashtu të ulët në listën evropiane.

Këto të dhëna bëhen të ditura sipas një analize të publikuar nga faqja e internetit Landgeist bazuar në të dhënat e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP), përcjell INA.

Jetëgjatësia e pritshme e bullgarëve është 74,9 vjet, ndërsa maqedonasve 75,7. Më pas renditen serbët dhe shqiptarët me 75,8 vjet, malazezët me 76,8, banorët e Bosnjë-Hercegovinës me 77,3 dhe kroatët me 78,3 vjet. Më jetëgjatët në rajon janë grekët, jetëgjatësia e të cilëve është 82.1 vjet.

Në Evropë, ukrainasit kanë jetëgjatësinë më të shkurtër me 72 dhe rusët me 72.4 vjet.

Më gjatë jetojnë italianët, 83,6, spanjollët dhe zviceranët 83,4 vjet.

 

“Landgeist” vëren se ka një ndryshim mjaft të madh në jetëgjatësinë për njerëzit në Evropën Perëndimore dhe Lindore. Ai gjithashtu thekson se sipas rajoneve, popullsia më e shkurtër jeton në Bullgarinë veriperëndimore, 69,7 vjet dhe në Serbinë jugore dhe lindore, 71,9 vjet. Njerëzit në rajonin italian të Ticinos kanë jetëgjatësinë më të gjatë me 85.7 vjet dhe në Madrid të Spanjës me 85.4 vjet.(INA)

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA