Deri të premten në Maqedoni do të përfundojnë ...

Deri të premten në Maqedoni do të përfundojnë analizat për çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit

Autori

Autori

Portali Tetova

March 16, 2023, 08:03

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që deri të premten të përfundojnë analizat të cilat duhet të tregojnë se a do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit.

Siç tha mbrëmë Bekteshi në një emision në televizionin Telma, priten të dhëna plotësuese nga odat ekonomike dhe Drejtoria Doganore.

“Nuk kanë përfunduar analizat. Pres që deri të premten të përfundojnë. Presim të dhëna shtesë nga odat dhe Drejtoria Doganore. Atëherë do ta informojmë Qeverinë. Nëse ka hapësirë për uljen e çmimeve, do ta bëjmë këtë. Për momentin askush nuk punon me humbje, por përsëri do të them, derisa nuk i kemi të gjitha të dhënat nuk do të marrim vendim.

Kryesisht prodhuesit i referohen çmimit të sojës dhe misrit. Te çmimet e misrit në bursat botërore ka ulje, ndërsa e kundërta është për sojën”, theksoi Bekteshi.

 

Sipas tij, analizat për çmimet e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve në Ministrinë e Ekonomisë nuk bëhen.

“Ministria e Ekonomisë nuk ka mekanizma për masa në pjesën e pemëve dhe perimeve. Bisedova me ministrin Lupço Nikollovski që Ministria e Bujqësisë të bëjë analiza. Nëse MBPEU ka propozim konkret, do ta pranojmë. E njëjta vlen edhe për produktet e mishit”, nënvizoi Bekteshi.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA