Trendy
Screenshot

Këtë gabim e bëjnë pothuajse të gjithë shoferët, gjoba arrinë deri në 45 euro

Para 4 orë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se shoferët nuk do të mund të arsyetohen më se kanë hyrë me dritë jeshile nëse me këtë veprim bllokojnë kryqëzimin. Sipas rregullave të reja, çdo shofer duhet vetë të vlerësojë nëse ka hapësirë të mjaftueshme për ta kaluar kryqëzimin pa e vështirësuar apo ndalur qarkullimin.

“Nëse shoferi hyn në kryqëzim me dritë jeshile, por mbetet i bllokuar për shkak të trafikut, kjo do të konsiderohet kundërvajtje – jo si kalim në dritë të kuqe, por si pengim i qarkullimit në kryqëzim, me gjobë rreth 45 euro”, sqaroi Toshkovski në një paraqitje në TV21 , përcjell tetova1

Ai theksoi se gjatë periudhës testuese, kamerat në disa raste i kanë evidentuar shoferët sikur kanë kaluar me të kuqe, edhe pse ata kishin hyrë me të gjelbër, por kishin mbetur të bllokuar në mes të kryqëzimit. Me rregullat e reja, situata të tilla do të trajtohen si “bllokim” i kryqëzimit dhe jo si kundërvajtje për kalim në të kuqe.

Përgjegjësia kryesore mbetet te shoferi  para se të niset me dritë jeshile, ai duhet të vlerësojë nëse përpara ka hapësirë të mjaftueshme për të kaluar pa pengesa. Nëse nuk ka hapësirë të lirë, është i detyruar të ndalojë dhe të presë, në vend që të bllokojë qarkullimin.

Krahas rregullave të reja, ministri paralajmëroi edhe vendosjen e një sistemi inteligjent “valë e gjelbër” në Shkup. Bëhet fjalë për një koordinim të semaforëve nëpër bulevardet e qytetit, me qëllim rritjen e qarkullimit të automjeteve, ndërsa pritet që lëvizja të përshpejtohet rreth 30 për qind.

Sistemi do të përfshijë të gjitha bulevardet kryesore, ndërsa autoritetet theksojnë se analizat tregojnë që kohëmatësit tradicionalë të semaforëve shpesh krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje.

Me masat e reja dhe zgjidhjet teknologjike, fokusi vendoset te përgjegjësia personale e shoferëve dhe garantimi i një qarkullimi të pandërprerë, për të shmangur kolonat e shkaktuara nga vlerësimi i gabuar në dritë jeshile./tetova1

Trending