Maqedoni

Kryetari i një partie greke nga foltorja Parlamentare e grisi Marrëveshjen e Prespës

Autori

Autori

Portali Tetova

May 15, 2024, 01:05

Kjo është Marrëveshja e Prespës. Nëse do të kishte një qeveri greke të besueshme, kombëtare, patriotike, shoqërore, popullore, do ta kishte bërë këtë, tha lideri i partisë së djathtë nacionaliste “Zgjidhja greke”, Kirjakos Velopulos, i nga foltorja e Kuvendit dhe e grisi fletën me Marrëveshjen e Prespës.

Në seancën e sotme në Parlament në të cilën u diskutua për një ligj të Ministrisë së Kulturës dhe temë nuk ishte aspak politika e jashtme greke, Velopulos iu referua të ashtuquajturave çështje kombëtare.

“Nuk ekziston as Maqedoni e Veriut dhe as e Jugut, Maqedonia është një dhe është Greqia dhe ju e thatë këtë në protesta. Tani ju e quani Maqedoninë e Veriut. Problemi ynë nuk është presidentja e Shkupit, problemi është mënyra se si ata mësojnë historinë e tyre, logjika me të cilën zgjedh vetë populli. Kë? Komitetet. VMRO është gjëja më e keqe që një komb mund të zgjedhë. Një parti fashiste dhe naziste, një parti e rregullt naziste”, tha Velopulos.

Në vijim ai ka nxjerrë dokumentin me Marrëveshjen nga Prespa, tha se nëse nuk mund ta bëjë Qeveria këtë, do ta bëjnë ata dhe e grisi fletën.

Ai drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë greke, duke i bërë thirrje asaj të sillte për ratifikim tre memorandumet “që të votojnë të gjitha partitë kundër”.

“Sillni memorandumet për bashkëpunimit me Shkupin, të votojmë të gjithë kundër, sepse ata e anuluan marrëveshjen, e jo ne”, tha Velopulos.

Zgjidhja greke është një parti që ishte e gjashta në zgjedhjet e vitit të kaluar me 4,44 për qind të votave dhe fitoi 12 deputetë, ndërsa sipas sondazheve të fundit të opinionit publik në Greqi, ka një vlerësim të rritur që arrin deri në shtatë për qind dhe lëviz në pozitën e katërt dhe të pestë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_9448
Apasievi kundër Gashit, Mickoski: Apasievi nuk i’a vlen të komentohet!
IMG_9446
Ka filluar seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Ali Ahmeti
A do ta votojë Ali Ahmeti propozimin që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit? 
menduh-thaci-1
A do ta votojë Afrim Gashin për kryetar Kuvendi? Flet Menduh Thaçi
afrimii-696x451
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, pasi do ta udhëheq Kuvendin e RMV-së
445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin

DIASPORA