KSHZ shpall rezultatin, Siljanovska zyrtarisht presidente e shtetit

Autori

Autori

Portali Tetova

May 11, 2024, 09:05

Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Gordana Siljanovska Davkova me shumicën e votave nga votuesit që kanë votuar, gjegjësisht 561.000 vota, kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski 251.899, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski. në seancën e KSHZ-së, ku shpalli përfundimin e rezultateve të votimit për zgjedhjet presidenciale të 8 majit.

Në seancë u miratua njëzëri procesverbali për përfundimin e rezultateve të votimit.

Siç njoftoi Dashtevski, Siljanovska Davkovës do t’i jepet certifikata për kryetare të shtetit dhe për inaugurimin e ardhshëm në ora 10:00.

Në KSHZ nuk ka pasur vërejtje për procedurën e përmbledhjes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, të cilat po ashtu janë të 8 majit, nëntë janë dorëzuar nga Koalicioni Vredi, tetë nga OBRM-PDUKM, pesë nga LSDM dhe katër nga e majta. Dashtevski theksoi se bëhet fjalë për kundërshtime grupore në disa vendvotime.

Pas shpalljes përfundimtare të rezultateve zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, KSHZ-ja duhet të dorëzojë raport në Kuvend për caktimin e seancës për inaugurimin e presidentit të ri, e cila, sipas njoftimeve, do të mbahet nesër në mesditë. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Mandati i presidentes aktuale dhe kundërshtares së saj skadon nesër.

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që do të zgjidhet në këtë post.

Mos e humb

IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Më shumë nga kategoria

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
Ali Ahmeti -David Geer
Bashkimi Europian: Ne nuk përzihemi se kush me kë bën koalicion
arian mavriqi
Arian Mavriqi ekspozitë në Tetovë: Duhet rritur kujdesi ndaj shpendëve shtegtarë
Sasho-Mijallkov
Sasho Mijalkov prej sot në liri, drejtori i burgut të Strugës: Ka qenë shembull i mirë për të dënuarit tjerë!
Tetova-Kompanit
Cilat janë kompanitë me fitime më të mëdha gjatë 2023 në rajonin e Tetovës
Arber Zaimi
Zaimi: VLEN me rivalët u mor veçse hapur e haptazi, pa ua cënuar integritetin personal apo familjar
arben-taravari-2
Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë

DIASPORA