Lajme

Parada e moralit dhe dijes islame në Bosnjë

Autori

Autori

Portali Tetova

May 16, 2024, 07:05

Në zemër të Republika Srpska në Bosnje, pikërisht në Banja Luka, u pa një nga paradat më fisnike rinore, ajo e gjeneratës së parë të një medresejë aty, asaj “Reis Ibrahim-ef. Maglajliç”.

Ndodh kjo bash në prag të mbrëmjeve të maturave, të cilat vit pas viti janë shndërruar në evente të degraduara moralisht. Ndërsa kjo pamje tregon për të rinj me tjetër formim, hem moral e hem arsimor.

Interesant ishte mesazhi i numrit dy të muslimanëve të Bosnjës, dr. Enes-ef. Ljevakoviç.

“Nxënësit dhe nxënëset e kësaj Medreseje, si dhe stafi mësimdhënës i saj, sollën shpresë, gjallëri, freski, rini dhe gëzim të ri në Banja Luka. Me optimizëm dhe shpresë presim një afirmim të shpejtë të medresesë sonë më të re brenda sistemit arsimor të bashkësisë islame, por edhe në mjedisin më të gjerë shoqëror” tha ai, duke shtuar se “tregues i pjekurisë shpirtërore dhe intelektuale është vetëdija e përgjegjësisë ndaj Zotit, vetes, familjes, miqve, komunitetit dhe atdheut”.

“Dyert e jetës hapen para jush dhe ju zgjidhni në cilën rrugë të shkoni. Të frymëzuar nga lutja kur’anore ‘Zoti im, ma shto diturinë!’, shpresoj që të gjithë të vendosni të vazhdoni arsimimin, ngritjen intelektuale dhe përmirësimin moral në një nga fakultetet tona brenda bashkësisë islame ose në fakultete të tjera sipas zgjedhjeve tuaja”, deklaroi ai.

Ai vlerësoi se “ne kemi nevojë për njerëz të arsimuar në të gjitha sferat e jetës, të cilët bartin në zemrat e tyre vlerat e besimit dhe që dinë se çfarë do të thotë t’i përkasësh komunitetit dhe atdheut”.

“Bëhuni njerëz të mirë, sepse e mira e kthen gjithmonë të mirën! Përballë problemeve dhe sfidave të jetës, mos e humbni zemrën e pastër dhe mos ndiqni ata me zemër të sëmurë. Bëhuni në shërbim të të dobëtve, prindërve tuaj, komunitetit tonë islam dhe atdheut të Bosnjës. Mos harroni se besimi është pasuria juaj më e madhe, frymëzimi dhe udhërrëfyesi juaj më i madh, Medreseja është shtëpia juaj e dytë, besimi dhe atdheu, janë strehimi ynë i përbashkët që na siguron siguri dhe na mban të bashkuar”, tha Ljevakoviç.

Ndërsa drejtori i Medresesë, Muris Spahiç tha se nxënësit janë rafinuar me besim dhe fuqizuar nga shkenca.

“Sot kemi diamante përpara. Një medrese nuk është vetëm një shkollë. Të jesh mësues, edukator, profesor nuk është thjesht punë, por mision. Nëpërmjet arsimit kemi hedhur baza të forta që studentët tanë të vazhdojnë shkollimin në institucionet e arsimit të lartë, kemi futur një kod të njohur sjelljeje morale, në frymën e traditës dhe kulturës pozitive”, tha ndër të tjera ai.

Është ky lloj eventi dhe janë këto mesazhe, të cilat vlejnë të merren si shembull nga institucione islame në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. /tesheshi.com/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_9448
Apasievi kundër Gashit, Mickoski: Apasievi nuk i’a vlen të komentohet!
IMG_9446
Ka filluar seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Ali Ahmeti
A do ta votojë Ali Ahmeti propozimin që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit? 
menduh-thaci-1
A do ta votojë Afrim Gashin për kryetar Kuvendi? Flet Menduh Thaçi
afrimii-696x451
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, pasi do ta udhëheq Kuvendin e RMV-së
445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin

DIASPORA