I akuzuari Dejan Davidovski-Desho, i cili kërkohej për ngjarjet e “27 prillit”, është liruar nga akuza pasi Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka sjellë një aktgjykim refuzues duke zbatuar Ligjin për Amnistinë, mëson “Skopje1”. Konfirmimi për këtë vendim është marrë nga Gjykata Penale.
Davidovski ishte në arrati për shtatë vjet, ndërsa në gusht të vitit të kaluar ai iu dorëzua policisë. Në prill të vitit 2019, ai u arrestua në Suedi, por autoritetet suedeze në atë kohë e refuzuan kërkesën për ekstradimin e tij në Maqedoni.
Ai ndiqej për veprën penale “Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”, në lidhje me ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017. Me zbatimin e Ligjit për Amnistinë, gjykata ka hedhur poshtë procedurën akuzuese kundër tij.










