Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot tha se profesori Sashko Jovev është mik i tij, dhe se nuk ka asgjë personale në vendimin për të shkarkuar të njëjtin nga pozita e drejtorit të Kardiokirurgjisë.
Ai e ftoi Jovevin që të bëhet këshilltar i tij në Kabinet, si koordinator kombëtar për kardiokirurgji.
“Profesori do të vazhdojë të punojë si punonjës shëndetësor, do të jetë mi i lirë nga detyrimet administrative dhe do të ketë më shumë kohë për pacientët”, tha Mexhiti.