Pendarovski hoqi dorë nga pensioni shtetëror

Autori

Autori

Portali Tetova

May 14, 2024, 04:05

Ish-presidenti Stevo Pendarovski heq dorë nga e drejta e përfitimit të pensionit shtetëror dhe vendos t’i rikthehet karrierës së tij akademike. Ekipi i tij konfirmoi se tashmë Pendarovski i është rikthyer karrierës akademike si profesor në Universitetin “American College” në Shkup dhe se nuk do ta shfrytëzojë pensionin shtetëror që i takon me ligj. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme potencuan se do të vazhdojnë të sigurojnë ish-presidentin në përputhje me vlerësimet e sigurisë që po bëjnë. Ku sipas njoftimeve të tyre, Pendarovski do të shfrytëzojë edhe një zyrë me tre punonjës nga ish-kabineti i tij për takime me ish-shtetarë dhe aktualë, si dhe për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Lidhur me përkrahjen administrative dhe logjistike që i nevojitet për takime me ish-shtetarë dhe aktualë, si dhe për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, presidenti Pendarovski kërkoi nga institucionet shtetërore që herë pas here të shfrytëzojnë ndonjë zyrë, por pasi që një praktikë e tillë dhe baza ligjore nuk ekziston, Pendarovski në të ardhmen do ta shfrytëzojë të drejtën për hapjen e një zyre, ku tre nga punonjësit aktualë të kabinetit do të angazhohen në mbështetje të atyre aktiviteteve të ish-presidentit”.

Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij, Pendarovski ka të drejtë në pension të barabartë me pagën e marrë nga kreu i shtetit, në zyrë me deri në tre bashkëpunëtorë profesional, sigurim personal, si dhe të drejtën e përdorimit të mjetit zyrtar dhe drejtuesit në përputhje me rregulloret e nxjerra nga Ministri i Brendshëm. Ndërsa, MPB lë të ditur se Të drejtat që dalin nga posti më i lartë shtetëror i shfrytëzojnë ish-presidentët Branko Cërvenkovski dhe Gjorge Ivanov. /SHENJA/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA