Lajme

Përveç një vendvotimi në Zhelinë, do të rivotohet edhe në një vendvotim në Ohër dhe në dy në Krushevë

Autori

Autori

Portali Tetova

May 14, 2024, 07:05

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë e shfuqizoi votimin edhe në tre vendvotime. Bëhet fjalë për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit dhe për vendvotimet 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesës së parashtruar grupore nga Koalicioni “Maqedonia Juaj”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.
Siç njofton kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit të përfunduar për vendvotimin 1272 në Ohër, u konfirmua se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë të rregullt, ka edhe korrigjim në pjesën e votuesve të vendosur me hyrje manuale.
Ankesa u miratua me një votë kundër. “Kundër” votoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila tha se numri i votuesve përputhet me numrin e nënshkrimeve. Ajo sqaroi se vërejtja për rezultatet nga ky vendvotim në të vërtetë ka të bëjë me procesverbalin 16 në pjesën 4, ku është plotësuar gabimisht, e kjo është, thotë, gabim që e kanë pothuaj të gjitha këshillat zgjedhorë.

Në Krushevë, ankesat për dy vendvotimet janë miratuar për shkak të mospërputhjes së numrave nga procesverbali me ato nga aparati për identifikim biometrik.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
IMG_9448
Apasievi kundër Gashit, Mickoski: Apasievi nuk i’a vlen të komentohet!
IMG_9446
Ka filluar seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Ali Ahmeti
A do ta votojë Ali Ahmeti propozimin që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit? 
menduh-thaci-1
A do ta votojë Afrim Gashin për kryetar Kuvendi? Flet Menduh Thaçi
afrimii-696x451
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, pasi do ta udhëheq Kuvendin e RMV-së
445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin

DIASPORA