Maqedoni

Presidencialet/ Çka thanë Siljanovska dhe Pendarovski

Autori

Autori

Portali Tetova

May 3, 2024, 02:05

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, në tubimin para banorëve të komunës Qendër, foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve të cilat i cilësoi si shtylla të stabilitetit të brendshëm dhe eurointegrimeve. Pendarovski nënvizoi se zotimet e VMRO-DPMNE-së se do t’i shfuqizojnë, apo t’i shkruaj prej fillimit, janë vetëm fjalë sa për të ardhur në pushtet.

“Cili faktor i fortë ndërkombëtarë u thotë bëjeni atë e ne qëndrojmë prapa jush dhe të mos mërziteni se do të hyni në Evropë, pa ndryshimin e kushtetutës, do të keni sigurinë e NATO-s pa marrëveshjen e Prespës dhe do të keni raporte të mira ndëretnike nëse i ndryshoni dispozitat e kushtetutës, respektivisht të marrëveshjes korrnizë që e garantojnë atë. Mendoj se e keni të qartë se bëhet fjalë për një koncept vetëm sa për të thënë diçka dhe të vihet në pushtet dhe ata asgjë tjetër”, deklaroi Stevo Pendarovski, Kandidat i LSDM-së për President.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska mbajti tubim në Veles. Ajo tha se hapat e saj të parë do t’i bëjë në fushën rajonale, duke nënvizuar se përmes dialogut do të inicojë fillim të një lloji të ri të politikës rajonale, jo me veto por me mbështetje dhe mirëkuptim. Sa i përket deklaratës së Bujar Osmanit për votimit e qeverisë me shumicën e badinterit, Siljanovska tha se kjo nuk ka bazë.

“Sa I përket deklaratës së Bujar Osmanit, nëse ligjëroj të drejtën kushtetuese, nuk mund ta kuptoj, absolutisht nuk mban. Në zgjedhje ka një fitues, nuk ka dy fitues, as nuk ka pasur e as nuk duhet të ketë shumicë të dyfishtë, apo përskaj shumicës qytetare edhe shumicë etnike.. Badinteri duhet të përdoret vetëm në situata të jashtëzakonshme kur sillen ligje, apo zgjidhen çështje që janë të lidhura direkt me kulturën dhe identitetin”, u shpreh Gordana Siljanovska, Kandidate e VMRO-DPMNE-së për Presidente. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
Ali Ahmeti
Ali Ahmeti nesër del para mediave!
Blerim-Bexheti
Blerim Bexheti lë komunën e Sarajit, do të vazhdojë si deputet i Kuvendit
IMG_9463
Konjufca uron Gashin: Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku
IMG_9462
Talat Xhaferi nuk heq dorë nga posti i kryeministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re
ergergergrerg
Në minaren e xhamisë në Malishevës të Kosovës, hëna zëvendësohet me shqiponjën dy krenare
440745366_1486878815260800_8608143312442509317_n-780x470
Gashi: Do të garantoj të drejtën e mendimit dhe fjalës personale si për deputetët e pushtetit ashtu edhe për ata të opozitës

DIASPORA