Lajme

Sa vota fitoi VLEN-i në Gostivar dhe rrethinë dhe sa Fronti Europian?

Autori

Autori

Portali Tetova

May 14, 2024, 09:05

Pas zgjedhjeve parlamentare ndërmjet VLEN-it dhe Frontit Europian po zhvillohet debat se kush përfaqëson votën shqiptare dhe kush ka fituar më shumë vota tek shqiptarët.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga KSHZ, në Gostivar dhe Vrapçisht, fitues është Fronti Europian ndaj VLEN-it dhe diferenca në vota është 2 947 vota në favor të Frontit, informon portali “tetova1”.
Kur të meret në konsideratë që pjesë e Frontit Europian kanë qenë edhe 2 parti të nacionalitetit turk, 1 boshnjak dhe 1 parti rome-nënkuptohet se në Gostivarë dhe Vrapçisht vihet në pikëpyetje sa realisht Fronti Europian është fitues në taborin shqiptarë.

Nëse bazohemi te zgjedhjet lokale të 2021-Lista për këshilltarë ku realisht vota është më e përqëndruar tek të gjitha nacionalitetet, 3 partitë turke në Komunën e Gostivarit fituan 2 815+444+417 = 3 676 vota dhe në Komunën e Vrapçishtit fituan 1 300 vota që bashkërisht i vjen 4 976 vota. Dhe kuptohet që shumica absolute e këtyre votave në zgjedhjet e 8 majit kanë shkruar tek Fronti Europian pasiqë 2 liderë të këtyre partive, Beycan Iljas dhe Sali Murat ishin në listën e këtij koalicioni në pozitat 6 respektivisht 8.

Prandaj 4 976 votat e fituara nga partitë turke në Gostivarë dhe Vrapçisht në zgjedhjet e vitit 2021 tregojn mjaftueshëm se sa shumë kanë ndikuar që Fronti Europian të dalë fituese në Gostivar dhe rrethinë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 08 majit 2024.

Në vazhdim ju prezantojm të dhënat e votave të fituara nga VLEN-i dhe Fronti Europian në Komunën e Gostivarit dhe Vrapçishtit.
Gostivarë: VLEN 10 719 vota – Fronti 11 080 vota
Vrapçisht: VLEN 2 457 vota – Fronti 5 043 vota

VLEN në Gostivar dhe rrethinë 13 176 vota
Fronti Europian 16 123 vota

/tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
Ali Ahmeti
A do ta votojë Ali Ahmeti propozimin që Afrim Gashi të bëhet kryetar i Kuvendit? 
menduh-thaci-1
A do ta votojë Afrim Gashin për kryetar Kuvendi? Flet Menduh Thaçi
afrimii-696x451
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, pasi do ta udhëheq Kuvendin e RMV-së
445782520_1377354552900236_3843992667959613945_n
VIDEO/ Emocionuese, u grumbullua nga trajneri Sylvinho për Europianin, ja si e pret Daku lajmin
ARII-696x387
Çmimi i lartë i arit ka ulur kërkesën për blerje
IMG_9381
Nesër seanca konstituive, me shumë gjasa Afrim Gashi kryeparlamentar

DIASPORA