Shqipëria komuniste si e refuzoi kryeministrin ...

Shqipëria komuniste si e refuzoi kryeministrin e Bavarisë, që kishte ardhur me plan konkret zhvillimi?

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Bardhyl Berberi/INA

(Ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit Belul Lufo tregon eskluzivisht për herë të parë mbi vizitën e Shtrausit në Pogradec dhe refuzimi që i bëri Enveri takimit me Shtrausin )

Rrallë herë mund të flasi për të kaluarën e tij si kryetar komiteti dhe më pas si sekretar i parë i komitetit të Partisë së rrethit dhe për tre legjislatuar si deputet i Mokrës në Kuvendin e Shqipërisë.

Por befasish, ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv Belul Lufo duke pirë kafen e mëngjesit të tregojë një brengë nga koha e diktaturës dhe konkretisht mbi vizitën e papritur të kryeministrit të Bavarisë Franz Josef Shtrausit atë ditë të nxehtë të verës të vitit 1984, kur ai erdhi me avionin e tij çarter enkas në Pogradec që të takonte Enver Hoxhën I cili ndodhej me pushime në rezidencën e tij në Pogradec.

Ndonse kanë kaluar disa dekada, Belul Lufo, vizitën e Shtrausit e ruan të freskët që nga moment i zbritjes së tij me avionin e tij çarter. Ai shoqërohej nga Ministri i Jshtëm Reis Malile dhe persona të tjerë zyrtarë të dorës së dytë. Avioni carter zbriti në stadiumin e qytetit të Pogradecit rreth orës 10 të mëngjesit dhe pas një pushimi të shkurtër tek hotel Turizmi” Enkelana “ mësuam se Shtrausi kishte ardhur në Pogradec për të takuar Enver Hoxhën, i cili ishte me pushime në Pogradec.

Pas pak vjen aty Sulo Gradeci dhe i komunikuam që të komunikojë me Enver Hoxhën për një takim të shkurtër privat me kryeministrin e Bavarisë Shtraus pasi kjo kërkesë ishte nga Shtrausi. Por shumë shpejt vjen përgjigjja nga Enveri nëpërmjet Sulo Gradecit se ky takim nuk ishte i planifikuar dhe ishte jashtë protokollit kështu që Enver Hoxha nuk mund t`a priste kryeministrin e Bavarisë Shtraus.

Sapo iu komunikua lajmi që ishte e pamundur të takonte Enver Hoxhën, ai nuk e bëri veten por e pamë që nuk i ardhi mirë dhe na propozoj neve të shëtisnim nëpër qytetin e Pogradecit dhe siç tha ai desh t`a njohi këtë perlë e cila që nga avioni e kishte mahnitur nga kaltërsia e liqenit dhe brigjet e tij.

Së bshku me ministrin e Jashtëm të asaj kohe Reis Malile dhe disa zyrtare të tjerë dolëm në shëtitoren buzë liqenit duke ecur në drejtim të qendrës së qytetit. Shtrausi u mrekulluar nga bukuritë e liqenit dhe klithi:-Oh, këtu është një mrekulli. Krijoj vërtet një atmosferë të këndëshme. Duket se gradualisht shija e keqe që i la mos takimi me Enver Hoxhën po i fashitej gradualisht.

Ne ,thotë Belul Lufua kishim porositur disa shishe verë dhe raki perlë dhe muskat dhe llokumet e famshme me arra që prodhonte atëhere ndërmarrja Ushqimore e qytetit. I pëlqeu në veçanti vera “Gemc” që filloj t`a pinte si ujë dhe rakia perlë dhe muskat i dhamë nga ajo që konsumonte Enveri. Pas dy orësh qëndrimi në Pogradec ,Shtrausi dhe grupi i ministrisë së jashtme që e shoqëronte me avionin e tij u nis për në Gjirokastër.

Sapo shkuam në zyrë njoftohem se sëbashku me sekretarin e parë të komitetit të Partisë të asaj kohe Myfit Troqen do të shkonim në vilat se na kërkonte shoku Enver Hoxha. Sapo shkuam në rezidencën e tij buzë liqenit Enveri ishte duke pushuar poshtë mështeknës një vend shumë i preferuar për të. Pasi i raportuam siç ishte bërë zakon sa herë na thërriste mbi realizimin e planit në ndërmarrjet ekonomike dhe në kooperativat bujqësore për masat që kishim marrë ne për fushatën e korrje shirjeve menjëherë biseda shkoj tek Shtrausi.

-Hë, shtoi Enveri, sot kishit një mysafir gjerman në qytet, – pa na thoni ku shkoj Shtrausi gjatë kohës që qëndroj në Pogradec.

Ndërkohë që sekretari i parë i komitetit të partisë Myfit Troqia i thotë: -Shoku Enver, Beluli e shoqëroj atë dhe mund të na thotë më hollësisht. Befas, Enveri u kthye drejt nga unë dhe më thotë: -Ore Belul, kush të tha që të shoqëroje kryeministrin Bavarez. Unë ngela, – thotë Beluli vetëm mbaj mend që i thashë por ai shoqërohej nga Ministri i Jashtëm shoku Enver, ai e tundi kokën dhe fatmirsisht e kaloj bisedën tek problemet e tjera.

Kështu ë vazhdoj Enveri nuk na i japin reparacionet e luftës (dëmet e shkaktuara nga lufta e dytë botërore që shteti ynë i kërkoj gjermanisë 1 miliard dollarë ) E kështu vazhdoj Enveri që ishte informuar nga takimi në Tiranë i Shtrausit deri në detaje, -duan të na japin ndihma dhe kredi ë vetëm 20 milion dojc marka t`i shlyejmë për 40 vjet … që ne të shkelim kushtetutën ku thuhet se Shqipëria socialiste nuk pranon kredi dhe ndihma nga jashtë .Ndërkohë që hidhet Nexhmia e cila ishte në takim dhe thotë: Shoku Enver dëmet e luftës nuk na i japin dot se i ka ndaluar konferenca e Londrës e vitit 1953 midis ShBA dhe Francës dhe Anglisë që ishin në atë kohë tutorë të Gjermanisë Perëndimore. -E di e di ia preu Enveri ftohtë …
-E s`ka rëndësi theksoi më pas ftohtë Enveri një vizitë private ishte kjo .Ndërkohë që thekson Belul Lufo ishte koha që ishim prishur mardhëniet me Kinën dhe Enveri ishte i sëmurë kjo ishte vera e fundit që ai erdhi të pushonte në Pogradec pas vera tjetër e vitit 1985 nuk do t`a gjente pasi vdiq në prill të 85 .Po qëndroja si mbi gjemba thotë Belul Lufo pasi kisha frikë se mos hapej përsëri ajo biseda që e kisha shoqëruar Shtrausin palejë .…Por të them të drejtën Shtrausi megjithë ambientin e ngrohtë që ne i krijuam herë pas herë i trishtuar tundëte kokën dhe pëshpëriste hë ..Nuk është planifikuar takimi …
Kjo ishte historia e vizitës disa orësh e Shtrausit në Pogradec.

Kush ishte Franc Josef Shtraus ?

I lindur më 6 shtator 1915. Në vitin 1949 zgjidhet deputet i Bshkimit Kristian Social Demokrat. Nga viti 1953 -1955 emërohet ministër i punëve sociale. Në vitin 1955 ministër i energjitikës. 1956 -1962 Ministër i mbrojtjes. Në vitin 1962 zgjidhet Kryetar i Bshkimit Kristian Demokrat. Nga viti 1966 -1978 zgjidhet Minister i Thesarit ,Në vitin 1978 – 1988 si kryeministër i Bavarisë deri sa vdes më 3 tetor 1988 pas një ataku në zemër. (INA)

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA