Sot takohen grupe të punës nga VMRO dhe VLEN për të vazhduar bisedimet për Qeverinë e ardhshme

Autori

Autori

Portali Tetova

May 13, 2024, 10:05

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Vlen sot duhet t’i vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim.

“Bashkëpunimi do të bazohet në tri shtylla: integrimet evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë. U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre”, informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt pardje në shtabin e VLEN.

Në takim morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin Vlen, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Nga koalicioni VLEN pas takimit vlerësuan se bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve.

Për rezultatet në zgjedhje në KSHZ janë parashtruar 27 ankesa, nëntë nga Koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga E majta. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski dje në mbledhje të KSHZ-së theksoi se bëhet fjalë për ankesa në grupe me më shumë vendvotime të përfshira. Nga Fronti Evropian i kryesuar nga BDI vlerësuan se janë parashtruar ankesa në KSHZ nga parti të tjera politike për parregullsi në vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 dhe po bëhet përpjekje që tu meren dy mandate të deputetëve.

Mos e humb

IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Më shumë nga kategoria

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
Ali Ahmeti -David Geer
Bashkimi Europian: Ne nuk përzihemi se kush me kë bën koalicion
arian mavriqi
Arian Mavriqi ekspozitë në Tetovë: Duhet rritur kujdesi ndaj shpendëve shtegtarë
Sasho-Mijallkov
Sasho Mijalkov prej sot në liri, drejtori i burgut të Strugës: Ka qenë shembull i mirë për të dënuarit tjerë!
Tetova-Kompanit
Cilat janë kompanitë me fitime më të mëdha gjatë 2023 në rajonin e Tetovës
Arber Zaimi
Zaimi: VLEN me rivalët u mor veçse hapur e haptazi, pa ua cënuar integritetin personal apo familjar
arben-taravari-2
Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë

DIASPORA