Trendy

Sulmohen policë brenda stacionit policor në Manastir

Para 4 orë

Dje, në ora 11:15, në Manastir, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar F.V. (41) nga Manastiri, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “vrasje në tentativë” dhe “rrezikim i sigurisë”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell tetova1

Sipas informacioneve, më 18.02.2026 ai ka sulmuar fizikisht djalin e tij, duke përdorur edhe një sëpatë.

Gjatë zhvillimit të një bisede zyrtare me të në Stacionin Policor të Manastirit, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit të stacionit.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj personit do të parashtrohen kallëzimet përkatëse./tetova1.mk

Trending