Taravari takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët ...

Taravari takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike në Kosovë

Autori

Autori

Portali Tetova

January 10, 2023, 04:01

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari së bashku me , bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi sot ka vizituar Kosovën me çrast është takuar me kryeministrin Kurti, kryetaren Vjosa Osmani dhe liderin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe të PDK-së Memli Krasniqi, informon portali “tetova1”.

“Nder i veçantë të takoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti
Sot në Prishtinë, bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi, u pritëm në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. Fillimisht falënderova z. Kurti për urimin pas zgjedhjes sime kryetar i Aleancës për Shqiptarët, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis nesh. Si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, do të angazhohem për vazhdimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi të çmuar.

Diskutuam përpjekjet destabilizuese të Serbisë në veriun e Kosovës të cilat i kemi ndjekur me shqetësim dhe i kemi dënuar zëshëm në vazhdimësi.
Urova Kryeministrin Kurti për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Si subjekt politik, do të mbështesim çdo përpjekje të Kosovës për të forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Gjithashtu përgëzova Kryeministrin Kurti për nismat e tij për reforma në drejtësi, përfshirë vetingu, duke uruar që këto nisma të rrumbullakësohen. Theksova se bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për nisma të tilla, do të ishte i dobishëm për vendin tonë.

 

Me kryeministrin Kurti biseduam edhe për projektet e përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë inicuar nga Prishtina dhe janë nënshkruar mes dy palëve, e që vlerësohen si të rëndësishme për qytetarët dhe ekonomimë e dy vendeve tona, por fatkeqësisht hasin në pengesa nga institucionet dhe Qeveria e Shkupit”, ka shkruar Taravari pas takimit me Kurtin.

“Sot në Prishtinë, bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi, u pritëm në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, Vjosa Osmani.
Falënderova Presidenten për qasjen e hapur dhe miqësore, duke e siguruar se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punoj në thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën ne e kemi ndjekur me shqetësim dhe u zotova se do të vazhdojmë të flasim zëshëm për të dënuar veprimet luftënxitëse dhe anti evropiane të Beogradit.

Urova Presidenten për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë.

Përgëzova Presidenten Osmani për drejtimin e përgjithshëm të Kosovës dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Duke qenë se korrupsioni ngelet problemi më i madh i vendit tonë, theksova nevojën për bashkëpunim më të madh me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për reforma në drejtësi”, ka shkruar Taravari pas takimit me kryetaren e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Mos e humb

IMG_3476
Pirati kosovar ia fiton ndeshjen Mallorcas në frymën e fundit
IMG_3456
Fiton dy të arta në Stamboll, Luiza Gega kampione e Ballkanit
IMG_3447
Xhaka dhe Leverkuseni vazhdojnë pa humbje, mposhtin Bayern Munichun në “BayArena”
IMG_3389
Mësohet data e ballafaqimit të Florian Markut me Chris Congon
IMG_3335
Mustaf Rexhepi, magjistari i gjeneratës 2012 te Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_3389
Mësohet data e ballafaqimit të Florian Markut me Chris Congon
IMG_3335
Mustaf Rexhepi, magjistari i gjeneratës 2012 te Shkëndija
IMG_3327
Shqipëria mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve
IMG_3264
Granit Xhaka iu prin maestrove të mesfushës në Top 7 ligat evropiane
donarti-750x504
Donart Bexheti, supertalenti shqiptar në Danimarkë, që dëshiron t’i ngjajë Cristiano Ronaldos!
IMG_3961
Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi
IMG_3956
Filloi vazhdimi i punëve në ndërtimin e Xhamisë në Tophane të Shkupit
IMG_3953
Gordana Siljanovska Davkova sërish dëshiron të jetë kandidate për president të shtetit nga radhët e VMRO-së
IMG_3952
Ora më e madhe në botë qëndron në kullën e katërt më të lartë të botës në Arabinë Saudite
IMG_3951
Kolli i thatë merr hov në Maqedoni/ Nga 56 raste të regjistruara, 14 janë fëmijë nën moshën një vjeçare
IMG_3950
Kovaçevski u kërkoi falje mediave për deklaratën e një dite më parë

DIASPORA