VLEN: Manipulimet zgjedhore të BDI-së konfirmohen nga KSHZ

May 14, 2024, 10:05

Dje me vendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve edhe njëherë u dëshmua se Fronti Europian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka kapacitet dhe kredibilitet për të implementuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duke vepruar në bazë të kundërshtimeve të Koalicionit VLEN të parashtruar për disa vendvotime në zonën e 6 zgjedhore si dhe duke u mbështetur në dispozitat e Kodit Zgjedhor vendosi që të hap kutitë e votimit për 7 vendvotime ku në 4 prej tyre u konstatuan parregullsi edhe atë: në vendvotimin 2101, vendbanimi Llërcë, Komuna e Zhelinës u konstatua se në kutinë e votimit ka 1 votë më shumë në favor të Frontit Europian sesa votues të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, në vendvotimin 0387 vendbanimi Gostivar dhe vendvotimin 1953 vendbanimi Tetovë pati korigjim të rezultatit zgjedhor pasiqë vota të pavlefshme janë numëruar dhe llogaritur si vota të Frontit Europian. 

I ashtuquajturi Front Europian duke keqpërdorur të gjitha mekanizmat e pushtetit në mënyrë flagrante ka shkelur dhe deformuar vullnetin e qytetarit duke implementuar “trenin bullgar” siç janë rastet tanimë të konfirmuara me vendim të KSHZ-së në Likovë dhe Llërcë si dhe duke numëruar vota të pavlefshme në llogari të Frontit dhe BDI-së. Imagjinojeni vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar kanë tentuar që të deformojnë vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor.

Të dashur qytetar,

Më 8 Maj shqiptarët fituan lirinë dhe sot frymojnë lirshëm. BDI po shkon në opozitë dhe më nuk do të ketë mundësi që duke shfrytëzuar aparaturën shtetërore drejtpërsëdrejti të ndikoj në rezultatin zgjedhor. Është koha për përgjegjësi, për një qeveri e cila do të luftoj krimin dhe korupsionin, do të garantoj zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe integrimin europian. Deformuesit e vullnetit të popullit dhe rezultatit zgjedhor do të mbajnë përgjegjësi dhe do të japin llogari para organeve të drejtësisë.

Fatmir Sabriu

VLEN

Tetovë, 15.05.2024

Mos e humb

IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Më shumë nga kategoria

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
marko-bislimovski-krre-696x399
Bislimovski: Jemi duke punuar që tarifa e lirë e energjisë elektrike të zgjatet edhe për një orë
Izet-mexhiti-123-1-732x430
Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar
shkolle-shkolla-klasa-800x450-1-780x450 (1)
Qeveria e re premton reforma në arsim
Mickoski_24-780x470
Mickoski: S’heq dorë nga synimi për në BE, do të jem i ashpër me të korruptuarit
Liqeni_Treska-780x470
Liqeni Treska dikur atraksion turistik, sot i mbytur nga plehrat
prizren-tetove
Tuneli Tetovë-Prizren e pret përbërjen e re të Kuvendit

DIASPORA