VMRO planifikon shkurtimin e 130 institucioneve dhe administratës

Autori

Autori

Portali Tetova

May 15, 2024, 07:05

Qeveria e VMRO-DPMNE-së do t’i duhet të shfuqizojë më shumë se 130 institucione shtetërore për të përmbushur premtimin për reformë në sektorin publik, e kjo nënkupton shkarkimin e rreth 16 mijë punonjësve ose transferimin e tyre në sektorin privat. Është paralajmëruar edhe riorganizim i ministrive, por ekspertët ligjorë mendojnë se kjo do të varet nga dëshirat e partnerëve të koalicionit në qeverinë e ardhshme.

Edhe pse partitë premtojnë se do të reformojnë sektorin publik para çdo zgjedhjeje, praktika e kaluar tregon se kur ato janë në pushtet ndodh e kundërta – më shumë vende pune partiake në institucionet shtetërore, efikasitet i dobët, jotransparencë dhe korrupsion.

Reformë në sektorin publik ka paralajmëruar edhe VMRO-DPMNE, partia që ka fituar më së shumti mandate në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Premtimi i saj është rritja e efikasitetit të administratës publike duke ulur me 10 për qind numrin e institucioneve publike dhe duke riorganizuar ministritë.

Gjithsej 1,371 institucione, përfshirë ministritë, janë aktive në sektorin publik, në të cilin janë të punësuar në mënyrë aktive 128,879 persona, sipas Regjistrit të Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës. Numri shkon në rreth 160 mijë me ata që janë të punësuar me kontratë.

Zvogëlimi prej 10 për qind i sektorit publik, siç është premtuar nga VMRO-DPMNE, në praktikë do të nënkuptonte shfuqizimin e 137 institucioneve dhe rreth 16 mijë të punësuarve, përcjell tetova1 nga REL.

Aktualisht qeverinë aktuale e përbëjnë gjithsej 16 ministri. Përveç zvogëlimit të numrit të institucioneve publike, VMRO-DPMNE thotë se do të rrisë funksionalitetin e funksionimit të institucioneve shtetërore përmes riorganizimit të ministrive ekzistuese, si dhe planifikon heqjen e pozitës së zëvendësdrejtorit dhe reduktimin e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse.

Megjithatë, ekspertët juridikë janë skeptik nëse ajo që është shkruar në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, të realizohet.

Reformat janë të nevojshme për të ndryshuar praktikën 30-vjeçare, siç thotë profesori Borçe Davitkovski nga Fakulteti Juridik në Shkup. Por, sipas tij, për këtë nevojitet një vullnet i fortë politik, veçanërisht që reforma të miratohet në fillim të mandatit të qeverisë së re.

Reformat në sektorin publik po ecin ngadalë, gjë që vërehet pothuajse në të gjitha raportet e Komisionit Evropian për ecurinë e vendit. Raporti i fundit thotë se nevojiten veprime urgjente, duke përfshirë miratimin e ligjeve të reja dhe dixhitalizimin. Korniza e re duhet të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore në administratë dhe të ndihmojë punësimin e bazuar në merita, promovimet dhe shkarkimet në të gjitha nivelet, duke përfshirë menaxhimin e lartë, thuhet në raportin e KE.

Gjithashtu thuhet se Kuvendi ende nuk i ka pranuar rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për nepotizmin, kronizmin dhe ndikimin politik në punësimin në sektorin publik dhe në emërimin e anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse dhe drejtuese.

Korniza e re duhet të përmirësojë cilësinë e shërbimeve që qytetarët i marrin në sektorin publik, siç thotë Iskra Belçeva Ristovska nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve. Sa i përket reformës së paralajmëruar nga VMRO-DPMNE, ajo sheh se ka tendencë drejt zvogëlimit dhe optimizimit të saj.

Ligji për Shërbimin Menaxhues parasheh që duhet të vendosen procedura transparente në bazë të kritereve të caktuara për të siguruar drejtor profesional në agjenci dhe institucione.

“Me ligj, duhet të ketë një proces transparent përzgjedhjeje dhe shpallje transparente në mënyrë që kandidatët më kompetentë të mund të aplikojnë, edhe pse më pas ministrit do të ketë diskrecionin për të emëruar një drejtor nga kandidatët më të mirë. Megjithatë, duhet të kalojë një lloj procesi për të siguruar që kandidatët më të mirë të jenë në listën e ngushtë”, thotë Belçeva Ristovska.

Ligjet janë përgatitur me ndihmën e vendeve të BE-së dhe Davitkovski beson se pikërisht për këtë Maqedonia e Veriut do të marrë “raportin më negativ” nga Bashkimi Evropian për reformën në administratën publike.

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
azizi
Azizi i Besës: Tani që ju është harxhuar karburanti, flasin për të kuqen
vlen-
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
Bereqeti-Vetura
30 vite kontriboi për kompaninë, pronari i kompanisë "Bereqeti" i ndan veturë dhuratë për ditëlindje
IMG_8972
Albin Kurti takoi liderët e koalicionit VLEN: Është hera e parë që opozita shqiptare arrin mbi 100.000 vota
IMG_8965
Qytetarët ankohen për shtrenjtimet, paga mesatare nuk i mbulon shpenzimet
IMG_8964
Ali Ahmeti: Ne nuk duhet të hapim front me Greqinë dhe Bullgarinë, as front mes shqiptarëve dhe maqedonasve

DIASPORA