Trendy

Zilja e shpresës! Ermali nga Tetova mbaron procedurat mjekësore në Turqi

Para 2 orë

Valmir Aziri, babai i Ermal Azirit nga Tetova, ka njoftuar se Ermali ka përfunduar ndërhyrjet mjekësore në Turqi. Aziri edhe njëherë ka falënderuar mbështetësit, ndërsa shpreson që tani të ndalohen proceset e dëmshme në trupin e Ermalit.

“Ermali edhe një betejë e bëri me plot besim dhe guxim. Shpresojmë që në muajt në vazhdim gjithçka të shkojë mirë dhe të ndalen proceset në trupin e tij. Jemi falënderues, deri në përulje, ndaj çdo shpirtbardhi që na ka zgjatur dorën në këtë betejë të radhës për djalin tonë”, ka shkruar Aziri.

Trending