Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se më 7 korrik 2025, deri në orën 18:00, janë regjistruar gjithsej tetë vatra zjarri në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Zjarret janë përhapur kryesisht në zona pyjore dhe me vegjetacion të dendur, ndërsa njëra prej vatrave ka përfshirë edhe një objekt industrial. Më poshtë janë vendndodhjet e raportuara:
🔸 Prilep (f. Beshishte) – Zjarr në pyll të përzier
🔸 Makedonski Brod (f. Qreshnevo) – Zjarr në pyll të degraduar të dushkut dhe shkurreve
🔸 Çashkë (nën Sollunska Glava) – Tym në zonë shkëmbore, pa flakë aktive
🔸 Çuçer Sandevo (mes f. Bllacë dhe f. Çuçer) – Digjet pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët
🔸 Makedonski Brod (lagj. Samokov) – Zjarr në magazinën e fabrikës “Suvenir” me goma dhe paleta
🔸 Makedonski Brod (f. Slatino) – Zjarr në shtresën e gjetheve dhe vegjetacionin e ulët
🔸 Staro Nagoriçane (f. Belakovce) – Zjarr pyjor
🔸 Dojran (f. Nikoliç) – Digjet pyll i ulët
Autoritetet apeluan për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në zonat pyjore dhe rurale, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve. Ekipet e zjarrfikësve janë të angazhuara në terren dhe monitorimi po vazhdon në bashkëpunim me institucionet përkatëse.










