Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së 23 majit në fshatin Xhepçisht, në rajonin e Tetovës. Rreth orës 23:50, policët nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 35-vjeçar, identifikuar si B.S. nga fshati Sllatinë e Tetovës, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj efektivëve të policisë, të cilët ishin në detyrë zyrtare.
Policia njofton se personi në fjalë është ndaluar dhe po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pas përfundimit të hetimeve dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim penal për sulm ndaj zyrtarëve publikë, vepër kjo që dënohet rëndë sipas legjislacionit penal të Maqedonisë së Veriut.










