Të gjithë 1.8 miliardë përdoruesit e Gmail kanë marrë një “lajmërim të kuq” mbi një mashtrim që lejon hakerat të kenë akses në llogari. Sulmi përdor inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar thirrje të rreme robotike dhe emaile me qëllim të keq që mund të anashkalojnë filtrat e sigurisë.
Email përmban një faqe interneti të rreme që duket identike me Google, e cila i detyron përdoruesit të fusin të dhënat e tyre të hyrjes. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se qëllimi i kësaj fushate është “të drejtojë viktimën që t’u japë kriminelëve një kod rikuperimi të llogarisë Gmail, duke pretenduar se është e nevojshme të rikuperohet llogaria”.
Nuk janë vetëm llogaritë e Gmail që janë komprometuar, të gjitha shërbimet e tjera të lidhura me këtë platformë janë gjithashtu të hapura për hakerat.
FBI tha: “Këto taktika të sofistikuara mund të çojnë në humbje shkatërruese financiare, dëmtim të reputacionit dhe kompromentim të të dhënave të ndjeshme”.
Ata kanë lëshuar një paralajmërim për përdoruesit e iPhone dhe Android për mashtrime të reja që mund të kërcënojnë llogaritë bankare dhe të dhënat personale.