Në datën 16 mars, në diskotekën “Puls” në Koçan shpërtheu një zjarr tragjik që rezultoi me 59 viktima, përfshirë 6 të mitur, dhe rreth 200 të plagosur. Për hetimin e këtij rasti janë angazhuar 11 prokurorë publikë, pasi çështja ka shumë volumin dhe përfshin pyetje të shumta dëshmitarësh dhe veprime të tjera hetimore. Kryeprokurori Ljupço Kocevski zhvilloi një takim koordinues me ekipin e prokurorëve për të diskutuar hapat e mëtejshëm të hetimit.
Sipas planit të parë të hetimit, pritet të intervistohen mbi 300 dëshmitarë dhe të kryhen ekspertiza të ndryshme. Kocevski kërkoi që hetimi të jetë i shpejtë dhe i thelluar, duke shqyrtuar çdo aspekt të përgjegjësisë për këtë tragjedi.
Gjithashtu, Gjykata Themelore e Koçanit ka vendosur nmasë paraburgimi prej 30 ditësh për 24 persona që janë të dyshuar për shpërthimin e zjarrit në diskotekën “Puls”. Midis tyre janë tre kryetarë të komunave të Koçanit, përfshirë kryetarin në dorëheqje jlupço Papazov, si dhe ish-kryetarët Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev. Në total, deri tani janë 34 persona të dyshuar, duke përfshirë 27 individë fizikë, 3 persona juridikë dhe 7 punonjës të policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dhe stacioni i policisë në Koçan.