Trendy

13 miliardë dollarë nga një Botëror, FIFA gjen “minierën e arit” të futbollit

Para 2 javë

Kupa e Botës 2026 pritet të bëhet turneu më fitimprurës në historinë e futbollit, me FIFA-n që parashikon të ardhura rekord prej më shumë se 13 miliardë dollarësh gjatë ciklit të këtij Botërori.

Parashikimi fillestar i FIFA-s ishte rreth 11 miliardë dollarë, por kjo shifër është tejkaluar tashmë, duke e kthyer edicionin e vitit 2026 në një rekord absolut financiar për organizatën më të lartë të futbollit botëror.

 

Rritja e të ardhurave lidhet kryesisht me zgjerimin e turneut në 48 skuadra, numrin rekord prej 104 ndeshjesh, interesin e jashtëzakonshëm global, si dhe çmimet më të larta të biletave krahasuar me edicionet e mëparshme.

Trending