Maqedoni

“140 denarë në ditë për ushqim”, fillon aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë për vitin akademik 2024-2025

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 15, 2024, 09:08

Prej sot deri më 5 shtator do të zgjasë regjistrimi për racion studentor të subvencionuar për vitin akademik 2024-2025.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje e publikoi thirrjen publike ku mund të regjistrohen studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private.

Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk//, ku studentët duhet t`i bashkëngjisin formularët e plotësuar dhe të nënshkruar: Fletëparaqitje për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në aplikacionin për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë, të cilat janë të arritshme në thirrjen e publikuar.

Çdonjëri që aplikon mund të kontrollojë aplikacionin e dorëzuar në aplikacionin elektronik në menynë “Aplikimet e mia”, ndërsa për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka postuar edhe videon se si të aplikojnë në Thirrjen Publike.

Studentët që do të aplikojnë duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitete shtetërore dhe private, të mos jenë të punësuar me kohë të plotë, të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Kompensimi monetar nuk është parashikuar të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.

MASH në thirrjen e publikuar informon se për çdo muaj prej datës 1 deri më datën 5 të vitit akademik 2024/2025 do të rrjedhë afati për regjistrimin e studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për Subvencionimin e Racionit për Studentë pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë ose të cilëve u ka pushuar e drejta për shkak të mosplotësimit të ndonjërit prej kritereve, atëherë kur sërish do t`i plotësojë kriteret të shënuara në këtë thirrje.

Edhe këtë vit pagesat për racionin studentor të subvencionuar të studentëve do të bëhen përmes kartelës së dedikuar për pagesë të Shparkase Bank SHA Shkup, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Kulturës ka lidhur marrëveshje vitin e kaluar.

Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për Standardin e e Nxënësve dhe Studentëve edhe atë në kontaktin në vazhdim: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
anketa-IKPSJ
IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”
Blerant Ramadani
Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata
Ali Ahmeti
Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!
bilall-1
Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”