Më 10.04.2026 në ora 20:30 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Leshkë, punonjësit policorë kanë ndaluar veturën “Audi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 15-vjeçar nga fshati Pallaticë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mbetje të marijuanës, pas së cilës i mituri dhe bashkudhëtarët A.J.(20), A.A.(20) dhe A.A.(20), të gjithë nga fshati Sllatinë, janë privuar nga liria. Te A.A. është gjetur dhe sekuestruar një “boks” metalik. Automjeti është sekuestruar përkohësisht për procedurë të mëtejshme.
Trending










