Më 01.01.2026 në ora 17:45 në pikën e pagesës rrugore në autostradën Tetovë-Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin I.A. (31) nga fshati Çellopek i Tetovës.
Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai po drejtonte mjetin tip Volkswagen Golf me targa të Tetovës me shpejtësi prej 151 kilometrash në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik.





