Përfundoi seanca gjyqësore me prezantimin e dëshmive dhe dhënien e deklaratave të dëshmitarëve të katër shtetasve turq, të cilët janë të akuzuar se vitin e kaluar në maj i kanë ndihmuar shtetasit turk Kadir Kara, i cili në një kafene në qendër të Shtipit vrau bashkëkombësin e tij.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore (GJTH), Shtip, njëherësh edhe gjykatës, Sashko Georgiev deklaroi për Agjencionin e Lajmeve se sot kishte dëshmi nga ana e dëshmitarëve për të akuzuarin e katërt, ndërsa tashmë më 18 shkurt në orën 12:30 në Gjykatën Themelore të Shtipit janë caktuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe prokurorisë.
Përndryshe, paraprakisht Kadir Kara pranoi fajin për vrasjen e një bashkëkombësi të tij në një kafene në sheshin e qytetit “Liria” në Shtip, me çka gjykata i shqiptoi dënimin me burg prej 17 vjetëve dhe dëbim nga shteti, pasi ta vuajë dënimin në Burgun e Maqedonisë.










