Trendy

18 vjeçari nga fshati Pallçisht lëndë ngjyrë kafe, ishte në “Porsche” bashk me 20 vjeçarin

Para 1 orë

Të martën mbrëma në ora 23:30 në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në fshatin Pallçisht i Poshtëm, punonjës policie nga Stacioni i Policisë së Kamjanit, kanë privuar nga liria personin A.B.(18) nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës.

Gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Porsche” me targa të Shqipërisë, e drejtuar nga E.A. (20) nga Kosova, në të cilin pasagjer ishte A.B., me ç’rast tek ai është gjetur lëndë ngjyrë kafe. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.

Trending