Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit 2026, rreth orës 04:25, në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin E.SH. (19) nga Gostivari.
Sipas policisë, i riu është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, duke penguar punën e tyre. Për këtë arsye, ai është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, ndërsa autoritetet rikujtojnë se çdo pengim apo sulm ndaj policisë do të trajtohet me masa ligjore.










