Trendy

19 zjarre janë raportuar sot në hapësira të hapura, 10 vijojnë të jenë aktive

Para 51 minuta

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 18:00 të ditës së sotme janë evidentuar gjithsej 19 zjarre në hapësira të hapura në territorin e vendit.

Bilanci i situatës tregon se 10 vatra mbeten aktive, ndërsa një zjarr është vënë nën kontroll dhe 8 të tjerë janë shuar tërësisht nga shërbimet kompetente.

Forcat në terren kanë arritur të stabilizojnë edhe një zjarr të përmasave më të mëdha, i cili ishte përhapur në zonën ndërmjet komunave Makedonski Brod dhe Sopishte.

QMK-ja u kërkon qytetarëve të tregojnë vigjilencë të shtuar, të respektojnë me përpikëri ndalimin e lëvizjes në pyje dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, për të shmangur dëme të tjera materiale dhe rrezikimin e jetës së njerëzve.

Trending