Një nënë e përkushtuar, bashkëshorte dhe grua e punësuar pa asnjë problem shëndetësor – kështu e përshkruan familja Lidija Trajkovska (43), e cila doli nga shtëpia rreth orës pesë të mëngjesit dhe që atëherë ka humbur çdo gjurmë.
Ajo nuk mori me vete as dokumente personale dhe as telefon celular. Familjarët e saj, të shqetësuar nga rasti, i bëjnë thirrje publikut për ndihmë në gjetjen e Lidijës.
“Asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e tillë, të gjithë jemi të tronditur dhe kërkojmë ndihmë për gjetjen e nënës sonë. Ajo është një grua e familjes, e punësuar në kasaphanën Tinex, doli nga shtëpia rreth orës pesë të mëngjesit, ndërsa motra ime dhe babai im ende po flinin. Nuk dimë çfarë ka ndodhur, është një tronditje e madhe për të gjithë ne dhe shumë e pazakontë për nënën tonë. Rasti u raportua menjëherë në polici.”, thotë vajza e saj.