Maqedoni

2/3 e qytetarëve në vend nuk kanë guxim as ta mendojnë blerjen e një makine të re – Këto janë arsyet

Autori

Autori

Portali Tetova

July 28, 2024, 03:07

Të blesh një veturë në ditët e sotme, nuk është lehtë, jo vetëm për çmimet e larta por edhe për cilësinë. Pritjet për një makinë të re të porositur mund të jeni deri në tre muaj si pasojë e mbingarkimit të tregut botëror të industrisë së automobilave, shkruan Alsat.

Por, qytetarët tanë më shumë preferojnë të blejnë makina të përdorura të importuara. Ndonëse shumica me kilometra të kthyera pa asnjë kontroll nga autoritet e shtetit, qytetarët thonë se bëjnë kompromis për t’u dalë më lirë.

Sipas Drejtorisë së Doganave, në 6 muajt e parë të këtij viti janë importuar mbi 25 700 vetura, prej të cilave afër 19 300 janë të përdorura.

Kjo nënkupton që rreth 6 400 vetura të reja janë zhdoganuar në gjysmën e parë të këtij viti, prej të cilave gjithsej shteti ka akumuluar mbi 5,5 milionë denarë ose mbi 90 mijë euro fitime nga taksat e zhdoganimit.

Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë importuar gjithsej 25 709 vetura.

Në periudhën janar-qershor 2024 janë importuar 19 286 automjete të përdorura.

Prej të cilave 6 423 të reja dhe 19 286 të përdorura = 5 589 690 denarë.

“Ndërkaq tregtarët ankohen për rritjen e taksës ekologjike nga shteti, gjegjësisht për makinat që janë më të vjetra se viti 2010 dhe katalizatorin e kanë të standardit ‘Euro 4’ e poshtë, e kanë tarifën më të shtrenjtë që nënkupton se paguajnë më shtrenjtë. Por, shteti nuk e zgjidh problemin e ndotjes për shkak se ato përsëri qarkullojnë në treg dhe nëpër rrugët tona, por konsumatori final e paguan më shtrenjtë për ta vozitur në njëjtën”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Tregtarët e makinave që vizituam nëpër Shkup thonë se shitja ka pësuar rënie drastike si pasojë e ngritjes së çmimeve. Një veturë e vogël dhe e vjetër mbi 16 vjeçare aktualisht ka çmimin 5 mijë euro, gjë e cila është e pakapshme për çdo qytetarë. Ata thonë se çmimet u rritën si pasojnë e ngritjes së taksës ekologjike, duke dëmtuar rëndë bizneset e tregtisë së makinave të përdorura.

“Shteti duhet t[i ulë këto shpenzime doganore që të jetë më lehtë për konsumatorin e fundit që blen makina. Qytetarë s’kanë para të blejnë makina të reja dhe me këtë standard janë të shtrenjta, kur të gjitha shtetet i kanë më lirë këto tarifa në rajonin tonë si Serbia, Kosova, Shqipëria, këtu te ne paguajmë më shtrenjtë. Ne kemi komunikim me të gjithë tregtarët e makinave, në këto tre muajt e fundit shitja ka rënë shumë, diku 80% shesim më pak, problemin nuk e dimë çfarë është”, tha Ismail Mehmeti, tregtar makinash.

Ndonëse në vendet e rajonit, tregu është stërmbushur me makina të vjetra me origjinë nga shteti korean, në vendin tonë nuk është se preferohen shumë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave

në gjysmën e parë të vitit 2024 janë importuar gjithsej 21 makina të përdorura nga Koreja e Jugut. Qytetarët tanë mbeten besnik të makinave me origjinë gjermane, prej ku ndihen më të sigurt të investojnë në prodhimet e automobilave me standarde të Bashkimit Evropian. / Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_2113
Erdogan: I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, të sjelli dobi për të gjithë shqiptarët
IMG_2097
Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”
IMG_2099
Nis ceremonia për inaugurimin e xhamisë së re të Namazgjasë, Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2084
Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë për popullin shqiptar
IMG_2085
Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah!

DIASPORA