Trendy

20 vjeçari përplas këmbësorin në Dibër, ja detajet!

Para 2 orë

Mbrëmë rreth orës 20:55, në Dibër, në rrugën “Isa Boletini”, një 80-vjeçar me inicialet N.L. nga Dibra ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur nga një automjet i drejtuar nga një bashkëqytetar i tij, përcjell tetova1

Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Volkswagen Golf” me targa të Dibrës, e cila drejtohej nga 20-vjeçari E.B., po ashtu nga Dibra.

Këmbësori është dërguar menjëherë në Spitalin Special “Shën Erazmo”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Dibër, ndërsa janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tetova1.mk

Trending