Trendy

“24/7 për Tetovën” – Bilall Kasami sfidon rivalët edhe në errësirë!

Para 5 muaj

Kandidati për mandatin e dytë të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të qartë se puna për qytetin nuk ndalet as pas orarit të zakonshëm.

Ai ka ndarë një video ku shihen punonjësit e ndërmarrjes komunale duke kryer punime asfaltimi gjatë orëve të vona të natës. Me këtë veprim, Kasami synon të tregojë se ekipi i tij është gjithmonë i angazhuar për të përmirësuar infrastrukturën dhe për t’iu shërbyer qytetarëve.

“24/7 për Tetovën tonë!”, shkroi Kasami në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me pamjet nga terreni.

Ky aksion është një dëshmi e ritmit të lartë të punës dhe vazhdimësisë së projekteve infrastrukturore, të cilat ai i konsideron prioritet për administratën e tij.

VIDEON E SHIHNI NË KËTË LINK: https://www.facebook.com/watch/?v=1670270236977731

Trending