Në lagjen Drenovec–Poroj të Tetovës, policia ka ndaluar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte M.M. (25) nga fshati Poroj.
Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po drejtonte mjetin pa patentë shoferi.
Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit është privuar nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa vetura është sekuestruar nga autoritetet.










