Rreth 250 milionë bletë “shpëtuan” pasi një kamion që transportonte mbi 30 tonë kosherë u përmbys në shtetin verior të Uashingtonit.
Shkaku i përmbysjes së kamionit ende nuk dihet.
Për arsye sigurie, rruga ku kalonte kamioni është mbyllur për t’u dhënë kohë bletëve të kthehen në kosheret e tyre dhe të gjejnë mbretëreshën.
Publikut i është rekomanduar të shmangë zonën.
“Ndonëse nuk ka rrezik të përgjithshëm për shëndetin, këshillojmë që personat alergjikë ndaj pickimeve të bletëve të informohen përmes faqes së Ministrisë së Shëndetësisë,” thuhet në njoftimin nga zyra e sherifit.
Mbi 20 bletarë morën pjesë në shpëtimin e bletëve. Kosheret u mblodhën, u riparuan dhe u kthyen në përdorim.
Autoritetet njoftuan se pritet që shumica e bletëve të rikthehen së shpejti në kosheret e tyre, ndërsa kompania përgjegjëse për transportin do të kujdeset për menaxhimin e mëtejshëm.










