Një rast serioz i ndjekjes dhe shqetësimit të vazhdueshëm është regjistruar në Tetovë. Më 14 janar 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Luboten”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.SH. (26) nga rrethina e Tetovës.
Sipas informatave zyrtare nga policia, arrestimi është bërë pas një denoncimi paraprak nga një vajzë 21-vjeçare nga Tetova, e cila ka deklaruar se për një periudhë të gjatë kohore është ndjekur dhe shqetësuar nga i dyshuari. Veprimet e tij dyshohet se kanë krijuar ndjenjë frike dhe pasigurie tek viktima.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Policia njofton se po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.





