Trendy

30 ditë paraburgim për shoferin e kamionit pas aksidentit me 4 të vdekur

Para 1 orë

Gjykata në Shkup ka vendosur paraburgim prej 30 ditësh për shoferin e kamionit të përfshirë në një aksident të rëndë në qarkoren e qytetit.

Sipas Prokurorisë, 76-vjeçari nga Kosova dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë dhe drejtimin me kushtet e rrugës, duke rrezikuar trafikun dhe jetën e njerëzve.

Ai po hetohet për “krime të rënda kundër sigurisë në trafik”.

Sipas hetimeve, kamioni ka dalë në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një veturë BMW. Pas përplasjes, të dy automjetet janë përfshirë nga zjarri.

Katër personat që ndodheshin në veturë kanë vdekur në vend, ndërsa shoferi i kamionit ka mbijetuar dhe është në paraburgim.

Trending