Trendy

(Video) “Zogjtë e vegjël e dinë që ka një zinxhir të madh droge dhe korrupsioni në Koçani!” – Prindërit e viktimave kërkojnë drejtësi

Para 7 muaj

Në një deklaratë emocionale, një nënë e një fëmije të ndjerë në tragjedinë e Koçanit tha se “edhe zogjtë e vegjël e dinë që në Koçani ekziston një zinxhir i madh i drogës dhe korrupsionit”.

E tronditur dhe me lot në sy, ajo shtroi pyetjen:
– Kush i mbron këta kriminelë? Ndërprisni këtë zinxhir!

Sipas saj, inspektorët vizitojnë fabrikat dhe dalin prej andej me çanta të mbushura, duke marrë mito, ndërsa ata që refuzojnë t’u japin ryshfet ndëshkohen vazhdimisht me gjoba.

Prindërit e fëmijëve të ndjerë janë të indinjuar që shumica e të dyshuarve për ngjarjet tragjike janë liruar nga paraburgimi.

– Goce Dellçev, Pitu Guli, Jane Sandanski, për çfarë luftuan? Për këtë popull! Edhe ne do të luftojmë për fëmijët tanë! – deklaroi nëna e pikëlluar.

Trending