Trendy

Krahu i djathtë i Blerim Bexhetit, Qamil Kovaçi vajton për dhunuesit e 27 prillit që lanë gati të vdekur Ziadin Selën (FOTO)

Para 5 muaj

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka shkaktuar reagime të forta pas një postimi në Facebook, ku shpreh keqardhje për personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017 – një nga ngjarjet më të errëta në historinë e demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Ajo nuk i përmendi viktimat, por vajtoi për ata që dhunuan deputetë dhe tentuan të përmbysin rendin kushtetues për të penguar zgjedhjen e një kryetari shqiptar të Kuvendit.

Në vend që të dënojë dhunën brutale ndaj përfaqësuesve të popullit, Arsovska i quajti “të burgosur politikë” personat që me grusht, shqelma dhe mjete të forta sulmuan deputetët brenda ndërtesës së Kuvendit. Në mesin e tyre, ishte edhe sulmi çnjerëzor ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili mbeti pothuajse i vdekur nga dhuna e turmës nacionaliste.

Por më shqetësues është fakti se këtë status të Danella Arsovskës e ka shpërndarë dhe promovuar vetë drejtori i një institucioni shtetëror, i emëruar nga BDI, Qamil Kovaqi, krahu i djathtë i deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti. Kovaqi, në vend që të distancohet nga glorifikimi i dhunës ndaj përfaqësuesve shqiptarë, vendosi t’i japë mbështetje publike këtij qëndrimi.

Ky akt nuk është vetëm një provokim i ulët, por dëshmi e një aleance të rrezikshme morale mes figurave që mbajnë poste publike dhe nostalgjikëve të 27 prillit. Ironikisht, Ziadin Sela – viktima e dhunës brutale të asaj nate – sot ndodhet në opozitë, në të njëjtin front politik me Blerim Bexhetin, përfaqësuesin e një strukture që sot mban afër njerëz si Qamil Kovaqi.

Për opinionin publik shqiptar, ky është një kujtim i dhimbshëm dhe një sinjal alarmi: ata që dikur rrihnin shqiptarë sot marrin mbështetje nga njerëz me pushtet që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e shqiptarëve.

Trending