Trendy

Iseni: Qeveria VLEN po mbyll faqet e kumarit online, BDI-së po i shuhet burimi i pasurimit të paligjshëm

Para 1 muaj

Zëvendësministri për Punë të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar në lidhje me mbylljen e faqeve të kumarit online, duke theksuar se ky është një hap i vendosur i Qeverisë VLEN për të luftuar krimin dhe varësinë që për vite me radhë është toleruar e madje nxitur nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Qeveria VLEN po ia mbyll ngadalë por sigurt partisë NON GRATA, sektit politik BDI, krimin e preferuar, faqet e kumarit online,” thekson Iseni, duke shtuar se më së shumti janë shqetësuar pikërisht ata që e krijuan dhe ushqyen këtë fenomen: funksionarët e BDI-së.

Sipas tij, këta funksionarë të korruptuar janë pasuruar duke shitur moral, duke u lidhur me mafian e bixhozit dhe duke shkatërruar familje të tëra përmes këtij “krimi të heshtur.”

“Po u dhemb, sepse po u shuhet një nga burimet e zeza të pasurimit! Ju nuk ishit kurrë për integrim, por për interes, për bixhoz, për plaçkë! Koha juaj ka ikur, e ardhmja nuk ka vend për kriminelë me petk politik,” përfundon Iseni.

Trending