Trendy

Denoncim në Tetovë: Grua dhe burrë sulmojnë të miturin para një qendre tregtare

Para 8 muaj

Më 12 korrik 2025, rreth orës 19:15, në SPB Tetovë është paraqitur një denoncim nga I.R. (43) nga Tetova, i cili së bashku me nipin e tij të mitur raportoi për një incident të ndodhur më herët gjatë ditës.

Sipas denoncimit, rreth orës 16:10, nipi i tij po qëndronte me shokët pranë një shatërvani, përpara një qendre tregtare në Tetovë, kur papritur është sulmuar fizikisht nga një grua rreth të 40-ave, e cila më pas është ndihmuar edhe nga një person mashkull.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Trending