Trendy

37-vjeçari nga Tetova sulmoi policin gjatë kontrollit në komunikacion

Para 29 minuta

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj N.M. (37) nga Tetova, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.

Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur më 19 maj 2026 në fshatin Pallçisht i Poshtëm të Tetovës, gjatë një kontrolli në komunikacion.

Policët kanë ndaluar një automjet të markës “Audi”, të drejtuar nga i dyshuari. Gjatë përpjekjes për të kryer kontroll ndaj personave që ndodheshin në automjet, N.M. dyshohet se ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 37-vjeçarit.

Trending