Më 3 korrik 2025, B.D. (76) nga Berova ka paraqitur kallëzim penal në SPB Shtip për veprën penale “Mashtrim” kundër D.I. (54) nga fshati Trubarevë, Shkup.
Sipas kallëzuesit, i dyshuari në periudhën 2022–2025, duke u paraqitur si “hoxhë” me aftësi paranormale për të larguar magji të zezë që, sipas tij, kishte rrezikuar jetën e djalit të viktimës, i ka mashtruar viktimat duke përfituar rreth 400,000 euro.
Ai i ka bindur ata të paguajnë shuma nga 5,000 deri 6,000 euro në disa raste në Shkup dhe Berovë. Pas kallëzimit, policia në bashkëpunim me departamentet përkatëse ka ndërmarrë hetime intensive.
Më 4 korrik janë arrestuar D.I. dhe nëna e tij, ku gjatë kontrollit janë gjetur 3,000 euro dhe objekte të lidhura me mashtrimin. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për veprën e vazhduar të mashtrimit dhe çështja është dërguar për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Koçanit.









