Trendy

42-vjeçari nga Poroj dërgohet në Burgun e Tetovës

Para 6 orë

Në bazë të një urdhërese gjyqësore, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin M.A. (42) nga fshati Poroj.

Arrestimi është kryer më 21.02.2026 rreth orës 20:00 në lagjen Drenovec në Tetovë. Ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg prej katër muajsh, në bazë të nenit 386 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, personi është dërguar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin e shqiptuar.

Trending