Fshati Radushë është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëfshatarit të tyre Armend Mustafa.
Armendi në Radushë njihej nga të gjithë si një djalë i dashur, i respektuar dhe gjithmonë i buzëqeshur. Ai do të kujtohet për zemrën e madhe, mirësinë dhe dashurinë që shpërndante kudo ku shkonte.
Varrimi i tij do të bëhet nesër, pas namazit të Ikindisë.
Bashkëfshatarët, të afërmit dhe miqtë shprehin dhimbjen e thellë dhe lutjet e tyre që Allahu ta mëshirojë dhe t’i dhurojë xhenetin, ndërsa familjes t’i japë forcë e durim në këtë kohë të vështirë.





